Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti në një takim pune përfaqësuesin e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas.
Teksa bëri një ekspoze të panoramës ekonomike në vend, guvernatori Sejko theksoi se gjysma e parë e vitit 2024 është karakterizuar nga një rritje e mirë ekonomike, me zhvillime pozitive në tregun e punës në drejtim të papunësisë dhe nivelit të pagave.
Gjithashtu Sejko theksoi se një ndër objektivat strategjikë të Bankës së Shqipërisë mbetet modernizimi i sistemeve të pagesave dhe më konkretisht anëtarësimi në Tregun Unik të Pagesave në Euro, njohur ndryshe si SEPA.
Nga ana e tij, zoti Salinas u shpreh se Banka Botërore do të vijojë të angazhohet që programet e asistencës teknike dhe bashkëpunimi ndërinstitucional të thellohen edhe më tej.
Tv Klan