Guvernatori Gent Sejko, në fjalën e mbajtur në pritjen me përfaqësuesit e bankave private tha se gjatë vitit 2024 ekonomia shqiptare u rrit me rreth 4 përqind. Kjo ka gjeneruar më shumë punësim, paga më të larta dhe më shumë të ardhura për familjet e bizneset.

Ai theksoi se borxhi publik dhe ai i jashtëm ranë në nivelet më të ulëta të më shumë se një dekade dhe se inflacioni ra në 2.2%, duke u përgjysmuar krahasuar me një vit më parë.

“Kjo tablo ekonomike pozitive është certifikuar edhe nga dy agjencitë prestigjioze të vlerësimit të borxhit, Moody’s dhe Standard and Poor’s, të cilat kanë përmirësuar renditjen e rrezikut të borxhit sovran të Shqipërisë. Ky është një zhvillim pozitiv, pasi ul rrezikun e perceptuar në tregjet e huaja dhe kostot e financimit në të”, tha Sejko.

Tv Klan