Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko thotë se rritja ekonomike në Shqipëri është në trajektore pozitive.
Në një takim me Shefin e Sektorit Ekonomik Rajonal për Ballkanin Perëndimor, pranë Ambasadës Franceze, Pierr Gron-Xhuon, rezident në Beograd, Sejko tha se inflacionit ka njohur në rënie të shpejtë pas goditjes së rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Sipas Sejkos, aktualisht inflacioni në vendin tonë është më i ulëti në rajon dhe në Evropë.
Guvernatori u ndal edhe tek sektori bankar, ku veçoi rritjen e kreditimit dhe përmirësimin e treguesit të kredive me probleme.
Tv Klan