Trajneri i ri i Milanit do të jetë portugezi Sergio Conceiçao. Ai ka mbërritur në Milano pasditen e kësaj të hëne dhe pritet të nënshkruajë me Milanin një kontratë deri në Qershor 2025 me një opsion rinovimi deri në vitin 2026. Konseisao pritet që të nisë punën që në ndeshjen e Superkupës më 3 Janar kundër Juventusit.
Aventura e Paulo Fonseca tek Milan morrë fund, mëngjesin e kësaj të hëne edhe me një njoftimi zyrtar i klubit italian. Pasi lajmi doli para ndeshjes me Romën, trajneri portugez shkonte si zakonisht në konferencë për shtyp pa e ditur ende se po shkarkohej. Duke dalë nga stadiumi me makinën e tij, gjysmë ore pas mesnate, ai konfirmoi shkarkimin.
“U largova nga Milani. Kështu është jeta. Kam një ndërgjegje të qetë, bëra gjithçka që munda.”
Më herët në konferencë për shtyp, trajneri portugez kishte përsëritur sigurinë e tij në lidhje me pozicionin e tij, por gjithçka duket se ishte vendosur.
Tv Klan