Një stuhi e madhe dimërore e quajtur “Stuhia Blair” ka sjellë dëborë, akull dhe temperatura të acarta në shumë shtete të SHBA-së, ndërkohë që më shumë se 60 milionë amerikanë janë nën alarmin e motit ekstrem.
Ekspertët thotë se “Stuhia Blair” është shkaktuar nga vorbulla polare, një zonë me ajër të ftohtë që qarkullon rreth Arktikut.
Stuhia dimërore mund të sjellë reshjet më të mëdha të borës në të paktën një dekadë në SHBA, ndërsa parashikuesi i “AccuWeather”, Dan DePodwin u shpreh: Kjo mund të çojë në Janarin më të ftohtë për SHBA që nga viti 2011.
Ai shtoi se temperaturat që janë shumë nën mesataren historike mund të qëndrojnë për një javë. Parashikohen temperatura 7-14C nën normale. Ndërkohë, gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në shtatë shtete të SHBA-së: Kansasi, Misuri, Kentaki, Virxhinia, Virxhinia Perëndimore, Arkansasi dhe pjesë të Nju Xhersit.
Gjithashtu mijëra fluturime janë anuluar pasi parashikohet që stuhia do të sjellë reshjet më të mëdha të borës dhe temperaturat më të ftohta në më shumë se 1 dekadë.
Paralajmërimet për stuhi janë lëshuar në Kansas, Misuri dhe Nebraska. Kansas City po sheh borën e tij më të madhe në 32 vjet (30 deri në 40 cm) që ka rënë deri më tani./tvklan.al