Presidenti amerikan Donald Trump propozon që banorët e Rripit të Gazës të shpërngulen në vendet fqinje si Jordania dhe Egjipti, për t’i shpëtuar situatës së vështirë humanitare të shkaktuar nga lufta.
Kur u pyet nëse shpërngulja e tyre do të jetë e përkohshme apo afatgjatë, Trump la të kuptohet se shpërngulja e tyre mund të jetë në plan afatgjatë.
“Pothuajse gjithçka është shkatërruar dhe njerëzit po vdesin atje, kështu që unë preferoj të bashkëpunoj me disa nga kombet arabe dhe të ndërtoj banesa në një vend tjetër ku ata mund të jetojnë në paqe.”, u tha Trump gazetarëve në bordin e avionit presidencial ”Air Force One”.
Ndërkohë, mijëra palestinezë pritën, të bllokuar në rrugë, për t’u kthyer në shtëpitë e tyre në veri të Gazës, duke shprehur zhgënjimin e tyre pasi Izraeli akuzoi Hamasin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit.
Sipas marrëveshjes së arritur dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli kishte për qëllim të lejonte palestinezët e zhvendosur të ktheheshin në shtëpitë e tyre.
Vendimi për moshapjen e pikave të kalimit erdhi pasi Hamasi nuk liroi të shtunën, një peng të 5-të sipas marrëveshjes, të cilin tha se do e lironte javën tjetër.
Klan News