Pas dëbimit të emigrantëve mes qeverisë braziliane dhe asaj amerikane ka patur tensione të larta. Qeveria e Presidentit Lula da Silvës kërkon një shpjegim nga Uashingtoni, pas asaj që ajo e cilëson trajtim poshtërues të shtetasve të saj brazilianë.

Në një deklaratë Ministria e Jashtme e këtij vendi shpjegon se autoritet do të kërkojnë sqarime lidhur me trajtimin që u është bërë 88 shtetasve brazilianë në avionin që fillimisht ishte planifikuar të mbërrinte në Belo Horizonte në shtetin juglindor të Minas Gerais, por që më pas u detyrua të bënte një ulje të papritur në qytetin Manaus për shkak të problemeve teknike.

Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se zyrtarët brazilianë kërkuan që agjentët amerikanë t’i heqin prangat emigrantëve të dëbuar.

Përdorimi i prangave për emigrantët që deportohen në nga SHBA-ja në Brazil ka nxitur polemika në kombin e Amerikës së Jugut. Ish-Presidenti konservator Jair Bolsonaro, një aleat i Trump, gjithashtu bëri thirrje që kësaj praktike t’i jepet fund njëherë e mirë.

Gjatë fushatës së tij zgjedhore, Donald Trump premtoi “programin më të madh të dëbimit të emigrantëve në historinë amerikane”.

Vetëm të shtunën 265 emigrantë të dëbuar nga SHBA mbërritën në Guatemalë me tre avionë.

Klan News