Pas shpërthimit në Belgorod që solli shembjen e një pallati, Rusia ka akuzuar se pas tij qëndron sulmi ukrainas. Guvernatori i rajonit tha se 2 trupa janë nxjerrë nga rrënojat dhe të paktën 19 persona kanë mbetur të plagosur.

Qyteti rus është afër kufirit me Kharkiv në Ukrainë, ku trupat e Moskës nisën një ofensivë të premten. Rajoni i Belgorodit ka qenë shpesh në shënjestër të forcave ukrainase që nga fillimi i pushtimit të Rusisë në Ukrainë në vitin 2022, por më parë zyrtarët ukrainas kanë thënë se sulmet ndërkufitare nuk synojnë civilët.

Guvernatori i rajonal i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, ka akuzuar Ukrainën për sulmin duke thënë se shkak është bërë një predhë ukrainase. Ndërkohë nga ana ukrainase, një zyrtar ka hedhur dyshime se mund të ketë qenë një bombë nga një avion rus që ishte destinuar për në Ukrainë, krahët e së cilit nuk ishin hapur.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë ekipin e shpëtimit në kërkim për të mbijetuar. Banesat përreth janë evakuuar për shkak të frikës se ndërtesa kryesore do të shembet më tej. Incidenti vjen pasi luftimet vazhdojnë pikërisht përtej kufirit në veri-lindje të Ukrainës, ku forcat ruse kanë kryer inkursione në rajonin e Kharkiv.

Ministria e Mbrojtjes në Moskë pretendon se forcat e saj kanë kapur një numër fshatrash atje, ndërsa Kievi thotë se ka kryer kundërsulme./tvklan.al