Sipas studimeve dhe statistikave është dalë në përfundimin se tiroidet është sëmundja më e shpeshtë në vendin tonë. E ftuar në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan endokrinologia Megi Lekbello ndau për publikun më shumë informacione rreth kësaj sëmundjeje.
Nga njëra anë mjekja renditi simptomat dhe nga ana tjetër, kategorinë më të rriskuar. Ajo nuk përjashtoi faktin se nga tiroidet mund të preken dhe fëmijët. Megjithatë sipas saj gratë janë 10 herë më të rrezikuara, veçanërisht ato që janë para ose pas periudhës së menopauzës.
“Sëmundjet e tiroideve janë shumë të shpeshta, kapin mesatarisht 10-12% të popullsisë. Më të shpeshta janë hipertiroidizmi, pra nivele të ulëta të hormoneve të tiroides dhe noduset e tiroides. Mund të kapë çfarëdolloj moshe, duke filluar që tek fëmijët. Fëmijët mund të lindin me mungesë të tiroides dhe për këtë arsye bëhet ai testi tek thembra e bebes. Sepse tiroidet ndikojnë në zhvillimin e trurit të bebes. Por, kategoritë më të prekura janë femrat, të cilat kanë një risk 10 herë më të shtuar se meshkujt për sëmundjet e tiroides. Ky rrezik për këtë sëmundje rritet me rritjen e moshës. Pra mosha deri dhe në menopauzë, tek seksi femër, janë kategoritë më të rriskuara”, tha endokrinologia./tvklan.al