E sotmja është një dite e zakonshme ne superstradën Fushe Kruje-Lezhe. Për aksidentin e rende te ditës se djeshme pakkush ka dijeni.

Ai është një prej te shumtëve qe ndodhin ne këtë segment, te pagëzuar si superstrada e vdekjes, pasi mban prej vitesh rekordin famëkeq te aksidenteve te renda. Thuajse një në çdo ditë. Në më të shumtën e rasteve me pasojë vdekjen.

Është segmenti që lidh veriun e Shqipërisë, është porta hyrëse e rrugës Durrës-Kukës. Vetëm me këtë fakt mund të kuptohet se trafiku në këtë aks është shumë i madh.

Shikojini këto pamje! Qindra makina që vijnë e shkojnë. Kush mund të parakalojë më parë për t’i shpëtuar trafikut.

Me dhjetëra parakalimet e gabuara. Motorë që kalojnë mes makinash, këmbësorë që kërkojnë të gjejnë daljen nga ky labirint vdekjeprurës. 

Shumë rrugë dytësore që lidhen me këtë aks, janë një prej shkaqeve të aksidenteve. Mungesa e sinjalistikës si shkak i punimeve është një tjetër.

Shefi i policisë rrugore të Kurbinit tregon edhe arsyet kryesore të aksidenteve të shumta.

Mersim Zagani: “Drejtimi i parë është moszbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesve të mjeteve. Në planin e dytë mund të fusësh planin kryesor është rruga, ky segment rrugor i cili është në ndërtim e sipër. Si pasojë e zgjerimit të këtij aksi që po bëhet tani është dëmtuar plotësisht sinjalistika rrugore, si sinjalistika vertikale, po ashtu edhe ajo horizontale.”

Policia e Kurbinit po punon me orare të zgjatura dhe ky fakt ka ndikuar disi ne uljen e numrit te aksidenteve në krahasim me 6-mujorin e parë të vitit të shkuar, por përsëri jeta e njerëzve në këtë rrugë është në rrezik.

Deri sa të përfundojë zgjerimi i kësaj rruge, fatkeqësisht do te mund te dëgjojmë raportime te tjera për aksidente me viktima./tvklan.al