Familjet shqiptare kanë rritur investimet për instalimin e paneleve diellore. Ky është konstatimi që censi i popullsisë dhe banesave bëri të ditur, teksa nga rreth 756 mijë familje të anketuara, 11.4% e tyre deklaruan se e kanë të instaluar një teknologji të tillë.

Ekspertët e energjisë e konsiderojnë pozitive një tregues të tillë, i cili përveç se tregon tendencën e qytetarëve për të kursyer energji, reflekton edhe rregullimin ligjor që qeveria i bëri këtij procesi.

Përfitimet nga instalimi i paneleve diellorë janë të shumta, ndaj shifra të tilla për ekspertët duhet të vijojnë rritjen.

2 vite më parë, 2 mijë famije përfituan nga mbështetja e qeverisë me 70% të kostos për panelet për ngrohjen e ujit, ndërkohë që pritet nisja e aplikimeve për thirrjen e dytë e cila e çon numrin e përfituesve në 20 mijë.

Tv Klan