Age, Vasilika dhe Maria kanë qenë të ftuara në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ku rrëfyen se janë 9 motra gjithsej dhe pas 9 motrave ka ardhur në jetë dhe vëllai i tyre.

Nëna ishte e fiksuar që të lindte një djalë dhe bëri përpjekje shumë të mëdha për t’ja dalë. Njëra nga vajzat tregon se nëna e tyre shkoi tek Kisha e Laçit i është lutur që t’i japë një djalë.

Pas disa kohësh ajo lindi djalë dhe i gjithë fshati ku jetonte shkoi tek materniteti për të pritur lindjen e fëmijës me padurim për të mësuar se është djalë apo vajzë.

Aga: Mami vendosi të shkonte në kishë por dhe në Kishën e Laçit ishte shumë e vështirë që të shkoje. Ishte viti ’85 dhe vendosën të shkojnë, mami thoshte unë do i lutem Zotit që të ma japë një djalë, e dëshiroj shumë dhe të ma japë një djalë. Vajtën tek kisha mami dhe babi, ishin shumë të lumtur, por me pak frikë se mos i dallonte njeri apo mos i njihte. Pas disa kohësh, mami i kishte shtatzënitë të vështira, thotë sikur ndjej diçka në bark dhe kam frikë se mos kam diçka të keqe.

Ardit Gjebrea: Më trego si ndodhi momenti kur erdhi vëllai në jetë.

Age: Kur erdhi në jetë vëllai e morën vesh për mamin, i gjithë fshati shkoi në maternitet sepse të gjithë donin që mami të lindte një çun. Hipën makinat dhe skodat sipër dhe të gjithë burrat e fshatit shkuan dhe po prisnin tek lokali aty pranë. Babi po priste me shokët në lokal dhe i thoshin shko pyet një herë, por atij i vinte turp që të pyeste a po lind grua a jo. Kur lindi mami i thërret babi mamisë Gjelina oj Gjelina unë u turpërova sot, dhe i thotë Gjelina gruaja ka bërë djalë shko thuaji shokëve. /tvklan.al