Përmes një lidhjeje direkte për Klan News, kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka dhënë më shumë informacion sa i takon gjendjes shëndetësore të 6 të plagosurve prej shpërthimit të ndodhur në Lushnje.
Ai theksoi se dy prej të plagosurve ndodhen te Trauma në Tiranë për mjekim më të specializuar, e katër të tjerët në spitalin rajonal të Lushnjes.
Për deputetin Bujar Çela i cili pak më herët mbërriti në ambientet e Traumës, u shpreh se nuk ka dëmtime serioze që mund t’i rrezikojnë jetën. Ai do i nënshtrohet të gjitha ekzaminimeve mjekësore.
“4 të plagosurit në spitalin e Lushnjes kanë djegie të vogla dhe fatmirësisht nuk kanë pasur dëmtime serioze. U vlerësua në sallë nga kirurgët dhe anestezisti, unë u mora më shumë me 24 vjeçarin, nga afër nuk e pashë deputetin, por mesa më thanë ishte koshient, s’kishte nevojë për t’u intubuar. Do i bëhen ekzaminimet, djegie pothuajse nuk ka fare. Nuk besoj që është në rrezik jeta e tij, apo e 4 pacientëve të tjerë në Lushnje.”
Si pasojë e këtij shpërthimi kanë ndërruar jetë babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha të cilët ndodheshin në vinçin që ra preku linjën e tensionit të lartë./tvklan.al