Gjykata e Posaçme lë në fuqi masat për të hetuarit e tjerë
Gjykata e Posaçme liroi nga qelia Leonard Gjinin, i arrestuar me dyshimet se kishte shkelur rregullat e sigurisë në punë, pas shpërthimit tragjik në Lushnjë, ku humbën jetën babë e bir.
Masat e ndalimit për të dalë jashtë shtetit dhe pezullimit nga detyra u konfirmua për 5 persona të tjerë, drejtues dhe inspektor të IMT Lushnjë, të cilët hetohen për shpërdorim detyre.
Nga ana tjetër, verifikime po kryhen nga SPAK edhe për rolin e deputetit Bujar Çela, i cili ishte edhe pronar i kapanonit ku po kryheshin punimet ku ndodhi shpërthimi.
Tv Klan