Tirana zyrtare dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm me raketa të Iranit ndaj Izraelit.
Në një reagim në rrjetin “X” Ministria për Europën dhe Punët e Jashmte shkruan se sulmi është një përshkallëzim i konsiderueshëm dhe përbën kërcënim për sigurinë rajonale.
“Shqipëria solidarizohet me popullin e Izraelit dhe të drejtën e tij për të jetuar në siguri. Ne ripërsërisim thirrjen tonë për de-përshkallëzimin e menjëhershëm.”
Një reagim në rrjetin “X” në lidhje me situatën bëri edhe kryeministri Edi Rama, i cili duke uruar festën e Vitit të Ri judaik, uroi që në Vitin e Ri, pengjet të rikthehen tek të dashurit e tyre dhe paqja të mbizotërojë mbi terrorin dhe egërsinë.
Tv Klan