Në mediat ndërkombëtare vazhdon të flitet për Shqipërinë. Gazetari Britanik, Simon Calder, që i ka dedikuar karrierën kryesisht industrisë së turizmit në mediat ndërkombëtare BBC dhe Independent, e ka quajtur në një intervistë të fundit, Shqipërinë “yllin” e këtij viti.
“Nëse po kërkon diçka të përballueshme shkoni në Portugali. Ata kanë një ofertë të shkëlqyer ose në Lindje, në Bullgari, apo Maqedoninë e Veriut. Dhe “ylli” i këtij viti është Shqipëria”, tha Calder.
Në një intervistë për emisionin britanik “This morning”, gazetari po ndante disa këshilla për shikuesit britanikë që të konsultohen me agjencitë e udhëtimeve përpara se të planifikonin pushimet e tyre.
Këtë moment e ka ndarë në rrjetet sociale edhe kryeministri Edi Rama, i cili nëpërmjet një postimi e quan një vlerësim domethënës këtë koment që vjen nga një gazetar që e ka njohur Shqipërinë përpara viteve ’90.
Tv Klan