Një shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane në Brindisi, të cilit ju gjet një sasi lënde narkotike heroinë.
Karabinierët ndaluan për verifikim një makinë, me të cilën udhëtonin tre persona, dy prej të cilëve ishin shqiptarë. Policia dyshoi kur njëri prej shqiptarëve u bë nervoz dhe kështu kontrolloi të gjithë automjetin.
Në brendësi të një çante u gjet 1 kilogramë heroinë, e mbështjellë me një letër alumini. Të gjithë u morën nga pyetje, deri njëri prej shqiptarëve pranoi se çanta me lëndën narkotike i përkiste atij. Ai u arrestua, ndërsa emri i tij nuk është bërë publik. /
tvklan.al