Edhe pse u zgjodh ikonë e modës për vitin 2018, për Victoria Beckham gjërat nuk po shkojnë siç duhet. Shtëpia e saj e modës, duket se është drejt falimentimit.
Sipas të dhënave të publikuara në media, marka e saj po humbet rreth 28 mijë Paund në ditë. Ndërsa vitin e kaluar kompania e Victoria Beckham pësoi një humbje prej 10.2 milionë Paund.
Ky vit nuk ka qënë i mbarë për stilisten as në aspektin personal. Prej kohësh ka thashetheme se martesa e saj po shkon drejt divorcit.
Klan Plus