Lista e re barnave me rimbursin është pasuruar më afro 60 barna të reja, duke shtuar kështu gamën e medikamenteve për disa kategori të sëmurësh.
Ministri i Shëndetësisë shpjegon se këtë herë është punuar me llogjikën ekonomike.
Ndërsa është në përfundim procesi i tenderimit për protezat e gjymtyrëve, që pacientët në spitalet publike do t’i përfitojnë falas, Ministria e Shëndetësisë po punon edhe për hartimin e kornizës ligjore, që do t’i çonte në rimbursimin e pajisjeve mjeksore, siç janë lentet dhe fishat e diabetit.
Tv Klan