Po spekulohet se jeta martesore 32-vjeçare e ish-presidentit amerikan Barack Obama me Michelle Obama po shkon drejt divorcit.
Ata gjithmonë kanë qenë si një front i bashkuar dhe janë një nga çiftet më të dashura, por fakti që ata kohët e fundit kanë marrë pjesë vetëm në ngjarje të mëdha ka ndezur pyetje dhe ka nxjerrë në dritë disa thashetheme të çuditshme, duke përfshirë teorinë se ish-presidenti Obama ishte i lidhur me yllin e Hollivudit, Jennifer Aniston.
Zërat për këtë ndarje filluan të qarkullonin kur Obama mori pjesë në funeralin shtetëror të ish-presidentit Jimmy Carter pa gruan e tij më 9 janar. Ish-presidentët e tjerë ishin aty së bashku me partneret e tyre, përveç Michelle. Këshilltarët e saj thanë se ish-Zonja e Parë e SHBA ishte në Hawai me pushime.
Por nuk mbeti me kaq, disa ditë më vonë zyra e Obamës nxori një deklaratë, ku thoshte se Michelle do të mungonte në një tjetër ngjarje të madhe politike, inaugurimin e Donald Trump, pa dhënë një arsye specifike. “Ish-Presidenti Barack Obama është konfirmuar të marrë pjesë në ceremoninë e 60-të të inaugurimit. Ish-Zonja e Parë Michelle Obama nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e ardhshëm“, thuhej në deklaratë.
Kjo shënon një thyerje nga tradita, megjithëse Donald dhe Melania Trump nuk morën pjesë në inaugurimin e Joe Biden në 2021.
Por mund të ketë edhe një shpjegim tjetër, që është fakti se Michelle Obama ka shprehur prej kohësh mospëlqimin për presidentin Trump.
Megjithatë kjo ka bërë që skeptikët të mendojnë se kjo është një çarje e brendshme mes çiftit. Disa të tjerë duke përfshirë blogeren Meghan McCain dhe korrespondenten e politikës së Puck News, Tara Palmeri, se prej kohësh janë dëgjuar zëra për një ndarje të mundshme.
Duke diskutuar historinë në një podcast së bashku, McCain tha se ajo kishte dëgjuar thashethemet nga gazetarë shumë seriozë. Edhe Palmeri e mbështeti këtë gjë duke thënë se ata jetojnë të ndarë./tvklan.al