Në analizën e tij për Italinë në programin “Kampionët” në Tv Klan, Gent Lasku u shpreh me shumë vlerësime për ekipin e të kaltërve. Kjo i ra në sy moderatores Marina Vjollca që e vuri në dukje. Përgjigjja e Gentit ishte një ‘gol’ i bukur fjalësh.
Marina Vjollca: Nuk e di pse Lasku mua më duket sikur është më shumë tifoz italian se ç’thotë për Spanjën. Je i sigurt?
Gent Lasku: Jo, unë jam tifoz i të bukurës siç e shikon edhe vetë. (Bën me shenjë drejt Eneda Tarifës).
Marina Vjollca: Ah sa e bukur kjo, publiku s’e kapët!/tvklan.al