Në tregjet ndërkombëtare valutore dollari nuk arriti të konsolidonte pozitat e fituara dje, ndërkohë që ka humbur terren ndaj monedhës së përbashkët, yen-it Japonez dhe paund-it Britanik. Në tregjet ndërkombëtare dominon shqetësimi mbi difiçitin tregtar të Shteteve të Bashkuara dhe komentet e bëra nga presidenti George Bush. Bush përsëriti edhe njëherë se administrata Amerikane vazhdon të mbështes politikën për një dollarë të fortë, ndërkohë që në anën tjetër theksoj se gjatë vizitës së tij do të bëj presion mbi Japoninë dhe Kinën, për të hequr dorë nga politikat e tyre për të mbajtur artificialisht monedhat e tyre të zhvlerësuara, duke shtuar se janë trregjet që duhet të përcaktojnë kurset e këmbimit të monedhave.
Sipas analistëve financiar komentet e Bush para vizitës së tij në Japoni këtë javë dhe takimit me udhëheqësit Aziatik javën e ardhshme, por edhe shqetësimi ndaj reagimit të vendeve Aziatike kanë bërë që tregjet të kërkojnë një drejtim të ri për dollarin.
Sipas specialistëve të bankës Italo-Shqiptare në tregun tonë të brëndshëm valuator leku është vlerësuar ndaj dollarit Amerikan në një kohë që ka humbur pak terren ndaj monedhës së përbashkët./tvklan.al