Skënderbeu u rikthye te fitorja në kampionat. Korçarët triumfuan minimalisht ndaj Bylisit në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Superiore.

Pas dy humbjeve radhazi, skuadra e drejtuar nga Ivan Gvozdenovic, rikthehet të marrë pikët e plota në një ndeshje kampionati.

Juglindorët iu falën një goli të shënuar nga Ermir Rashica nga jashtë zone, në minutën e 81-të.

Me këtë fitore, Skënderbeu mban vendin e tetë me 10 pikë, po aq sa Tirana e vendit të shtatë. Bylis renditet në vendin e fundit me vetëm pesë pikë të grumbulluara. /tvklan.al