Izmir Smajlaj do të mbrojë në Gllazgou titullin europian në kërcim së gjati i fituar 2 vite më parë në Beograd në salla të mbyllura. Sportisti shqiptar deklaron për Televizionin Klan se është gati për këtë provë që do të zhvillohet të premten.
“Është një garë shumë e fortë, ku digjesh me milimetra. Forma është e mirë shpresojmë t’ia dali”.
Një pjesë të përgatitjeve e zhvilloi jashtë Shqipërisë, pasi në vendin tonë nuk ka një sallë të mbyllur.
“Nuk duhen harruar dhe kushtet që jemi stërvitur në Tiranë, pasi nuk kemi një sallë të mbyllur. Pavarësisht 1 muaji përgatitje në Itali”.
Rezultati më i mirë në kërcim së gjati në salla të mbyllura ishte pikërisht ai në Europianin e 2 viteve më parë 8 metra e 8 centimetra.
Tv Klan