Lajme Arkiva 2003

Largohem nga PS-ja se asnjëherë nuk është dëgjuar zëri i bazës. Me këtë motiv e ka justifikuar Demir Sula kthimin 160 gradë të qëndrimit të tij politik gjatë tre viteve të fundit.

Demri Sula ka qenë ish komunist dhe një nga anëtarët vjetër të Partisë Socialiste, madje kryetari i seksionit të kësaj partie në Labinot që nga ‘90 deri në shtator të këtij viti. Por në zgjedhjet e 12 Tetorit, Demir Sula kandidon nën siglën e PD-së.

Demir Sula: Jam një nga 4 të përjashtuarit nga Partia Socialiste para një muaji, sepse mbështes kandidatin e Partisë Demokratike bashkëfshatarin tim zotin Qazim Boci. Jam larguar nga Partia Socialiste dhe mbështes Partinë Demokratike për kandidatin e saj zotin Qazim Boci. Largohem nga Partia socialiste sepse asnjëherë nuk është dëgjuar zëri i bazës dhe fshati im më i madhi në komunë është lënë në harresë. Në fakt sot e gjithë Shqipëria ka një gjendje shumë të rëndë ekonomike dhe ky vend ka nevojë për ndryshim. Unë kërkova të kandidoj te Partia Socialiste, Partia Socialiste në rreth, deputeti dhe kryetari aktualisht nuk pranuan që unë të kandidoja kur u pata treguar se zona poshtë e Labinotit Mal e përbërë prej 4 fshatrash më ka votuar votën e saj që unë të kandidoja në Partinë Socialiste. Jam optimist për veten time që në zonë, në komunën tonë të fitojë kandidati i Partisë Demokratike. Duke i kujtuar popullit që kësaj here duhet ta kthejmë kokën djathtas se duke e mbajtur kokën gjithmonë majtas vajtëm edhe një herë te Partia e Punës./tvklan.al