Soni Malaj gjatë intervistës që realizoi me Ardit Gjebrean në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare, ka folur edhe për marrëdhënien që ka me partnerin e saj Klevin. Ajo ka treguar se prej 6 vitesh është në një lidhje dashurie dhe për më shumë se një vit ka filluar të bashkëjetojë me të.

Ardit Gjebrea: Në cilën pikë je me Klevin?

Soni Malaj: Me Klevin po bëjmë gati 6 vite së bashku, pavarësisht se ndoshta nga marrëdhënia paraardhëse, e kemi marrë dalëngadalë si marrëdhënie dhe pas 4 vite e gjysmë ne pastaj vendosëm të bashkëjetonim. Kemi më shumë se një vit që bashkëjetojmë.

Ardit Gjebrea: Si është si tip, të mban në pëllëmbë të dorës?

Soni Malaj: Ajo çfarë unë vlerësoj tek Klevi, është sepse më ka pranuar me diferencat e mia, le të themi diferencën që unë bëj tek femrat e tjera me ato të mirat dhe të këqijat dhe prapë unë atij i dukem e mrekullueshme dhe mua për këtë më pëlqen, e vlerësoj shumë.

Ardit Gjebrea: Po Klevi si tip si është?

Soni Malaj: Ka tipin që vlerëson femrat që ia dalin vetë në jetë, që nuk kanë nevojë për atë mashkullin që t’i thotë ti je më e mira, që duhet ta shtyjë mashkulli apo t’i shtrojë rrugën mashkulli. Ka vlerësuar tek unë pavarësinë, karakterin dhe gjithmonë ia kam dalë vetë pa kompromise, kjo është ajo që ka vlerësuar më së shumti tek unë.

Ardit Gjebrea: Është përfundimisht shpirti jot binjak?

Soni Malaj: Po, pavarësisht se është nga Vlora (qesh). /tvklan.al