Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, këngëtarja e njohur dhe mjaft e talentuar Soni Malaj ka folur edhe për fëmijërinë e saj në Tropojë. Ajo ka kaluar shumë vite të bukura aty dhe ka kujtime që nuk do i harrojë asnjëherë. Disa nga këto kujtime, këngëtarja i ka ndarë edhe me Ardit Gjebrean.
Soni Malaj: Fëmijërinë time e kam kaluar në Tropojë deri në 9 vjeç, më pas jemi transferuar në Tiranë.
Ardit Gjebrea: Çfarë bejë deri në 9 vjeç në Tropojë?
Soni Malaj: Mua më duket sikur jam akoma atje ngaqë kam kaluar një fëmijëri fantastike, mund të them që kam qenë Haidi që nuk donte të rrinte në qytet.
Ardit Gjebrea: Ti nuk doje të rrije në Tiranë?
Soni Malaj: Jo, unë vija me pushime çdo herë, por atje ishte diçka shumë e bukur sepse në vjeshtë mblidhnim gështenja, kur vinte dimri ne bënim slitat, shkonim rrëshqisnim. Në verë ishim në bjeshkë, mblidhnim boronica, luanim me kuaj. Ëmbëlsira jonë e preferuar ishte borë me sheqer.
Ardit Gjebrea: Çfarë ke marrë me vete nga Tropoja që nuk të ka ikur akoma.
Soni Malaj: Mendoj karakterin, forcën që gjej brenda vetes sa herë jam në vështirësi. /tvklan.al