Lajme Arkiva 2003

Specialistë të Institutit të Shëndetit Publik kanë nxituar të marrin kampionet e para nga pacientët e prekur nga pneumonia në spitalin e mushkërive, pas frikës së ngjashmërisë së saj me atë të gripit aziatik është parë e udhës bërja e analizave të fytit dhe gjakut te këta pacientë.

Sipas mjekëve specialistë nuk ka gjasa që në Shqipëri të qarkulloj ky virus pasi duhet të ketë një lidhje me vendet e origjinës, por duhet pritur pasi përgjigjet e analizave të bëra merren vetëm pas dy javësh.

“Rastet me SARS është diçka që nuk ka lidhje me gripin dhe ky virus nëse mund ta quaj i cili po përhapet në të gjithë botën mund të depërtoj edhe në Shqipëri dhe rruga më e mundshme është nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Analiza e gripit do të paktën një kohë dy javore të përcaktohet qartë se çfarë lloji virusi ishte, kështu që pas dy javësh të jepet përgjigjja e saktë”.

SARS ose ndryshe sindromi i rëndë akut respirator ka një periudhë inkubacioni nga dy deri në 7 ditë, por mjekët epidemiolog sigurojnë;

“Nuk ka ardhur akoma, domethënë ne nuk kemi asnjë rast të konfirmuar. Të gjitha raste që vijnë nga këto vende ekzaminohen, intervistohen e deri më tani nuk rezulton asnjë rast të jetë qoftë edhe me grip jo më me SARS”./tvklan.al