Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

4 gola në dy takimet e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në futboll. Në Durrës Dinamo ka fituar 1-0 ndaj Teutës vendase. Në minutën e 50 Bisha ka goditur sakt nga pika e 11 metrave duke shënuar golin e vetëm dhe të çmuar për Dinamon. Me gjithë përpjekjet e Teutës Dinamo nëpërmjet një loje të qetë e ruan avantazhin 1-0. Ne fundin e lojës tronditet porta e Dinamos. Topi përplaset në të dy shtyllat por jo në rrjetë.

Shkumbini në Peqin ka vulosur rezultatin 3-0 ndaj Lushnjes që në pjesën e parë. Toska, Gjetani, Kola në minutat 36, 38 dhe 42 do të jenë auyorët e golave të Peqinit. Takimet e kthimit do të luhen të mërkurën e ardhshme në Tiranë. Dinamo – Teuta dhe Lushnja – Shkumbini./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Grillo