Bisnesmeni i koncesionit të sterilizimit në shëndetësi, Ilir Rrapaj, ka dëshmuar në Komisionin Hetimor Parlamentar pikërisht për koncesionin në shëndetësi, ku ju është përgjigjur pyetjeve të deputetëve.

Rrapaj, i cili mbërriti me pranga në duar në ambientet e Kuvendit pasi është me masë sigurie arrest në burg për këtë koncesion, u pyet për njohjet me ministrin e Shëndetësisë të asaj kohe Ilir Beqaj dhe Kryeministrin Edi Rama.

Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi: A e njihnit shtetasin Ilir Beqaj?

Ilir Rrapaj: Kam njohje kush ishte si personazh publik.

Albana Vokshi: Nuk kishit miqësi më parë?

Ilir Rrapaj: Absolutisht jo, as më gjatë, as më vonë!

Albana Vokshi: E njihni vetëm nga larg si ministër?

Ilir Rrapaj: Patjetër!

Albana Vokshi: Kur e keni takuar për herë të parë?

Ilir Rrapaj: Besoj se ka qenë në të njëjtin aktivitet të thirrur nga qeveria shqiptare nëse nuk gabohem. Një përshëndetje.

Albana Vokshi: Aty jeni takuar edhe me ministrin?

Ilir Rrapaj: Aty kam patur rastin fizikisht që ta njoh.

Albana Vokshi: Nuk keni biseduar aty?

Ilir Rrapaj: Jo zonjë, ishim mbi 400 pjesëmarrës, të gjithëve thjesht u ishte rezervuar një përshëndetje.

Albana Vokshi: Po thoni që nuk kishit miqësi me minsitrin dhe kur ka pësuar aksident dhe është dërguar në një spital në Itali nuk keni qenë ju që e keni ndihmuar ministrin?

Ilir Rrapaj: Jo zonjë. Më vjen keq që nuk kam qenë.

Albana Vokshi: Ministri e ka pranuar vetë që ka qenë i aksidentuar dhe që ka vajtur në një prej spitaleve në Bari.

Ilir Rrapaj: Unë nuk njoh njerëz nëpërmjet spitaleve zonjë!

Albana Vokshi: A ke dijeni për një vilë që la blerë Beqaj në Itali menjëherë pas koncesionit?

Ilir Rrapaj: Jo jo!

Albana Vokshi: E njihni shtetasin Edi Rama?

Ilir Rrapaj: E njoh si gjithë shumica e shqiptarëve, nëpërmjet aktivitetit politik që zhvillon.

Albana Vokshi: Si e keni njohur?

Ilir Rrapaj: Në të njëjtin aktivitet, e kryesonte kryeministri dhe aty nëse konsiderohet njohje. Ky është momenti i parë.

Albana Vokshi nxjerr fotografinë e Edi Ramës dhe Ilir Rrapajn

Albana Vokshi: Nuk keni pasur diskutime të tjera?

Ilir Rrapaj: Jo!

Albana Vokshi: Pas kësaj keni patur takme me Kryeministrin?

Ilir Rrapaj: Nëse nuk gaboj 1 ose 2 raste të tjera në delegacionin me rajonin e Umbrias.

Albana Vokshi: Për çfarë keni biseduar me Kryeministrin?

Ilir Rrapaj: Nuk kam biseduar. Thjesht kam qenë i pranishëm në bisedat që kanë bërë delegacionet.

Albana Vokshi: Për çfarë u diskutua?

Ilir Rrapaj: Nuk pretenoj të mbaj mend të gjitha artikujt e akordit të bërë. Nëse është një tullë e vogël e vendosur në raportet mes Italisë dhe Shqipërisë, besoj që mund të ndihmen krenar në këtë aspekt.

Albana Vokshi: Pas këtij takimi, kush ka qenë marrëdhënia juaj me ministrin e asaj kohe Ilir Beqaj? Keni patur takime të tjera zyrtare apo jo zyrtare?

Ilir Rrapaj: Kanë qenë 1 ose 2 në mos gaboj takime të gjitha në funksion dhe të mbuluara nga rrjedhojat që lindën nga akordi kuadër. Dhe vetëm institucionale.   

/tvklan.al