Meta e quan bande sorrash, Rama i pergjigjet me Imam Aliun.
Presidenti Meta ka bërë sërish thirrje përmes profilit të tij në facebook, që populli të ngrihet në 2 mars, për të rrëzuar atë, që ai e quan një bandë sorrash. Nuk ka vonuar përgjigja e kryeministrit Rama, i cili ka cituar Imam Aliun në thënien “Cilido, që vepron brutalisht, vështirëson qëllimin e tij”.
Skandali i liceut të Fierit/ Dalin mesazhet hot të mësuesit me nxënësen.
Skandali i mësuesit të kantos, në shkollën e mesme artistike të Fierit, nuk duket të ketë qenë një rast i izoluar.Agron Bego, i vetëquajturi Zhigolo i liceut, ka patur kolegë e bashkëpunëtorë në bëmat e tij. Emisionit “Stop” ka zbardhur sonte një tjetër histori me sfond seksual, që është zhvilluar brenda kësaj shkolle mes një tjetër mësuesi, Vasil Niko dhe një nxënëseje në moshë të mitur.Sikur të mos mjaftonte historia aspak etike, në mesazhet e publikuara del në pah, sesi mësuesit kishin dijeni për historitë intime të njëri-tjetrit, madje i prezantonin vajza njëri-tjetrit. Në mesazhe del sërish emri i profesor Agronit, por edhe i një mësueseje tjetër, që e dinte situatën brenda shkollës. Por gjithcka duket se është mbuluar më së miri nga një rrjet nepotizmi, që funksionon në shkollë, ku të gjithë janë familjarë e të afërm me njëri-tjetrin. Në këtë situatë ministrja e arsimit Besa Shahini i është përveshur medias për publimin e skandalit, pa marrë përsipër asnjë përgjegjësi për atë që ndodh në shkollat tona.
Tirane/ Paguan legalizimin e shtepise me shume se detyrimi, Stop zgjidh hallin.
Qytetari Hysni Jaku, banor në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë tregon, se në vitin 2010, i ka dalë fatura e legalizimit dhe ai nisi pagesat.Meqë nuk i kishte të gjitha paratë e nevojshme, shkoi në emigracion, por kur u kthye në 2018-ën i dhanë sërish fatura, duke mos marrë në konsideratë ato, që kishte paguar.Pas ndërhyrjes së gazetares së emisionit “Stop” në Agjensinë Shtetërore të Kadastrës, menjëherë u hartua relacioni dhe përllogaritja dhe qytetarit Hysni Jaku do t’i kthehen paratë e paguara tepër.