Nga portali “Infermierët për Shqipërinë” në Malësinë e Madhe, kanë dalë fitues 37 infermierë, që presin për një vend pune. Në Qendrën Shëndetësore të Tamarës ka dalë një vend vakant në 30 Mars 2024. Përveç këtij vendi, në këtë qendër janë dhe dy infermiere të cilat kanë mbushur moshën e pensionit, por vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë.
Një vajzë i është drejtuar emisionit “Stop” duke thënë se është fituese në portal dhe pret një mundësi punësimi.
“Unë kam mbaruar studimet për Infermieri të Përgjithshme. Në Shtator 2023 jam futur në portalin e Infermierit dhe së bashku me 35 studentë të tjerë presim për një vend vakant. Konkretisht, në qendrën shëndetësore të Tamarës janë 2 pensioniste rreth 70 vjeç që vazhdojnë të bëjnë punën e infermierit sepse drejtori dhe mjeku i asaj qendre shëndetësore i mban këto vende vakante peng për të mbuluar veten e tij që nuk paraqitet në punë. Tani së fundmi kanë shpallur një vend vakant në këtë qendër shëndetësore, por nuk kanë lajmëruar askënd, ende sot pas 1 muaji nga shpallja e vendit vakant. Na thonë që të mos largohemi nga Shqipëria, por nga ana tjetër nuk na japin mundësi që të punojmënë këtë vend”, shprehet denoncuesja.
Por infermieret që kanë mbushur moshën, mbahen nga drejtuesi i qendrës, i cili nuk shfaqet në punë dhe mban zonjat në fjalë për ta mbuluar.
Vetë infermieret pranojnë se kanë mbushur moshën e pensionit, por thonë se nuk ka se kush t’i zëvendësojë.
Qytetari – Si jeni?
Infermierja – Mirë!
Qytetari – S’është doktori këtu?
Infermierja – Urdhëro!
Qytetari – Sa vjet ke ti në punë?
Infermierja 1– Vetë kam, më 15 korrik bëj 47-vjet, që jam infermiere.
Qytetari – Ti duhet të ishe në shtëpi, në pension, për qejf, ohoho!
Infermierja 1– E kam plotësuar moshën po…
Infermierja – Nuk vijnë, s’pranon kush me ardhë.
Infermierja 1– Ne të dyja jemi tamam infermiere, që jemi këtu, të dyja.
Qytetari – Po të dyja keni dalë në pension ju?
Infermierja 1– Po të dyja, s’na zëvendëson kush.
Vetë mjeku i qendrës shëndetësore në Kelmend nuk paraqitet dhe pranon se punën ia mbajnë 2 infermieret që do duhet të ishin në pension.
Mjeku – Ouu. Për XXXXX jam unë më i interesuar!
Qytetari – Po do ta rregullojmë? Si do ia bëjmë?
Mjeku – Shiko tani! Kemi dy gjëra. Vetë janë interesuar njerëzit e pushtetit dhe personalisht, por mënyra e të marrit në punë, nuk varet nga unë. Unë nuk marr në punë, por unë, ne jemi lutur, që ajo të futet në punë. Kush është problematika? Problematika është, se nëpërmjet portalit, portal është nji i treti fjala vjen, do futet ai i treti në punë, pastaj futet i 30-i.
Qytetari – Të pres takohemi dhe lart në fshat, o burrë, po ti s’s….para
vjen atje, ça të bëj unë.
Mjeku – S’para vij unë, po si atje në fshat do rri unë. Për mua më mirë një vend, që të mos vesh. Atje atë shërbim për mua e mbajnë ato dy plakat, që pe ti atje. Ato dy plakat, njëra 60-të vjeçe, tjetra 66-vjeçe, që po të mos kem ato unë, unë iki. 1 vit le të vijë në punë do ta mbajmë, se s’kemi tjetër, nuk marrim tjetër. Për dy javë, për një muaj maksimumi, 1 muaj do të jetë e sistemuar. Të thërras të paktën gjysmën. Kupton ti?
Edhe pse nuk ka asnjë kërkesë, sërish sipas rregullit duhet që të shpallen vendet vakante. Në Njësinë vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër, na u tha se është një vend i lirë në Tamarë.
Qytetari – Si je? Interesohem për vendet e lira të punës për nusen. Ka dalë ndonjë? Interesohem për këtej nga zona e Tamarës.
Punonjësi – Po, është një në zonën e Tamarës.
Qytetari – Ai, që ka dalë në mars?
Punonjësi – Është hala, është te vendet vakante. A e ke pa? Edhe mund të hysh aty te infermierët e Shqipërisë, aty e sheh vëndet vakante, që po i shof njitash. Është Kelmendi. Është Korab, Kelmendi. Vendi bosh është.
Qytetari – Është vakant akoma, apo e kanë zënë?
Punonjësi – Është vakant. Nuk është zënë hala. Hala s’është zënë, hala. Bosh është. Ekspertja për Kelmendin në Shkodër, te Elmira. Elmira Zefi është përgjegjësja aty. I thërrasin te burimet njerëzore, te Drejtoria, te stadiumi, aty është.
Në Drejtorinë Rajonale të Kujdesit Shëndetesor na premtuan se në pak ditë do të thirren të interesuarit për vendin vakant.
Elmira Zefi – Ça kishe nevojë?
Qytetari – Interesohem për një vend në Tamarë, infermiere për nusen.
Elmira Zefi –Po ma thuj emrin e nuses!
Qytetari – Po më thanë, që ka vend vakant. Janë zënë ato vendet, se kjo është e XX.
Elmira Zefi –Në Kelmend. Po tashi ne do i thërrasim javës tjetër, do I thërrasim. Nusja jote të presi e-mailin edhe ditën, kur t’i njoftojmë, që të vijnë të paraqitet.
Qytetari – Po ndonjë vend tjetër nuk ka atje?
Elmira Zefi –Vend tjetër në Kelmend? Veç nji na kanë raportu.
Qytetari – Është e XX, prandaj thashë mos nuk i vjen radha dhe…
Elmira Zefi –Po s’e pranojnë asnji këto. Po i thërrasim të gjithë, meqë qënka XX e interesume. Mirë pra, pas deri të XX po bëj thirrjen për javën tjetër kismet.
Qytetari – Se mos pranon ndonji nga ata para.
Elmira Zefi – S’ma merr mendja.
Qytetari – Edhe mos ka ndonjë vend tjetër, e kam fjalën.
Elmira Zefi –Nuk e besoj ta pranoj kush Kelmendin. Ishallah e ka risk!
Qytetari – Nuk ka vend tjetër bosh, desha…
Elmira Zefi – Do lirohet ndonjë vend tjetër, se kam përshtypjen është një shkodrane aty, që është tu prit me u thirr për në Shkodër. Momentin, që kalon në Shkodër ajo, e liron prapë Kelmendin.
/tvklan.al