Stuhitë në Teksasin Juglindor kanë vrarë 4 njerëz dhe kanë ndërprerë energjinë në gati 1 milionë shtëpi dhe biznese. Sipas mediave të huaja, 2 persona ndërruan jetë si pasojë e rrëzimit të pemëve.
Stuhia tani është zhvendosur në Luizianën fqinje me paralajmërime për përmbytje. Në Hjuston, semaforët janë fikur, dritaret e hedhura në erë dhe xhamat e shpërndarë nëpër rrugët e qytetit.
Banorët janë paralajmëruar të qëndrojnë brenda shtëpive, ndërsa shkollat janë pezulluar deri në një njoftim të dytë.
“Qëndroni sonte në shtëpi, mos shkoni nesër në punë, kujdesuni për fëmijët tuaj”, ishte ky njoftimi i lëshuar nga autoritetet e Teksasit.
Sipas zyrës së Shërbimit të Motit, paralajmërime për përmbytje dhe stuhi të forta u lëshuan për disa qarqe që pritet të zgjasin edhe përgjatë mbrëmjes. Po punohet me një numër të madh të thirrjeve të urgjencës, shumica prej tyre për rrjedhje gazi dhe tela të rrëzuara.
Gati një milion klientë ishin pa energji elektrike në Teksas që nga mbrëmja e së enjtes vonë. Shumica dërrmuese e ndërprerjeve janë në qarkun Harris, i cili është “shtëpia” e më shumë se 4.7 milionë njerëzve./tvklan.al