Armando Broja mund të vazhdojë karrierën e tij në Gjermani. Sulmuesi shqiptar duhet të gjejë një skuadër para përfundimit të merkatos dhe interesimet nuk mungojnë.
Stuttgart ka shfaqur interes serioz për shërbimet e 22-vjeçarit. Madje klubi gjerman ka bërë hapa konkretë, ndërsa ka nisur kontaktet me Chelsea-n, ku kanë propozuar një huazim të sulmuesit deri në fund të sezonit.
Nuk mund të flitet ende për një marrëveshje, pasi palët janë në fillim të bisedimeve, por Broja thuhet se ka dhënë miratimin e tij për tu transferuar te Stuttgart.
Një kalim në Bundesligë do të ishte pozitiv për sulmuesin kuqezi, pasi do të kishte më shumë minuta në dispozicion për të treguar të gjitha cilësitë e tij.
Gjithashtu Broja do të kishte mundësinë të luajë edhe në Champions League, pasi skuadra gjermane e mbylli renditjen në vendin e dytë. /tvklan.al