Nën hashtagun SugarBabies, ka filluar një trend i ri i videove në TikTok, duke grumbulluar në kohë rekord mbi 211.4 milion shikime.

Trendi i ri janë vajzat e reja që tregojnë dhurata të shtrenjta dhe ekstravagante, e po ashtu para kesh në shuma të mëdha.

“SugarBabies” apo “Vajzat Sheqer”, nënkupton vajza të reja që bëjnë jetë luksi apo pranojnë dhurata nga meshkuj të moshuar dhe të pasur që i gjejnë në internet.

Videot e publikuara në TikTok, shfaqin vajza pafund që prezantojnë dhuratat e tyre, në vlerë të mijëra dollarëve. Çanta stilistësh, këpucë, stoli, makina e edhe pushime të paguara. Disa nga dhuratat qe bien më shumë në sy janë: çantë Hermes Birkin që ka vlerë mbi 30.000 dollarë, bizhuteri Cartier e poashtu nuk mungojnë as makina si Mercedes-Benz C Class në vlerë prej 150,000 dollarësh.

Ndërsa si këshilla për vajza tjera se si duhet të “gjujnë” për një burrë me para, të quajtur ndryshe si “SugarDaddy”, janë bërë video me pikat kryesore të tilla si: Mos përdorni emrin e vërtetë, pretendoni se tashmë e keni atë jetë që e dëshironi, mbani bio të shkurtër dhe tregoni personalitetin tuaj.

Këto e shumë këshilla të tjera, janë dhënë me krenari përmes platformës TikTok, nga vajzat që po jetojnë jetë luksoze në saje të meshkujve të moshuar e të pasur./tvklan.al