Moderatorja e njohur Marina Vjollca para disa muajsh është zgjedhur si ambasadore e markës së njohur të stilistet së famshme italiane Elisabetta Franchi.
Ajo çdo të shtunë në emisionin “Klanifornia” në Tv Klan, shkëlqen me rrobat e kësaj stiliste. Së fundmi Elisabetta i ka bërë një dhuratë Marinës për festa dhe moderatorja nuk kishte si të mos e ndante me ndjekësit këtë gjë duke i shprehur dashurinë që ndjen për të.
“Je më e mira në botë. Të adhuroj”, shkroi Marina përkrah postimit në Instastory.
Elizabetta ka bërë edhe një gjest akoma më të bukur duke e surprizuar edhe Luanën. Edhe pse ajo nuk është ambasadorja e kësaj firme, stilistja i dhuroi asaj edhe një çantë për rastin e festave. Ajo e ka ndarë me ndjekësit në Instagram dhe shkruan: Wow, jam e surprizuar.
Të dyja moderatoret kanë vendosur të festojnë Krishtlindjen me familjen e tyre. Ato kanë postuar një foto krahë të ëmës të veshura të treja me të kuqe dhe shprehen se i mungojnë edhe 6 femrat e tjera të kësaj familje. “Gëzuar Krishtlindjen nga VJOLLCAT! Na mungojne 6 femrat e tjera të familjes”, kanë shkruar të dyja moderatoret krahas fotos të publikuar në Instagram. /tvklan.al