Të paktën 43 ushtarë afganë kanë mbetur të vdekur pas dy sulmeve të makinave me bombë në një bazë ushtarake në Kandahar.
Nëntë të tjerë janë plagosur, ndërsa gjashtë persona janë shpallur të humbur.
Ky është sulmi i tretë kundër forcave të sigurisë afganë këtë javë. Pas sulmeve fshihen talebanët.
Dy ditë më parë, kamikazë me bomba dhe të armatosur vranë të paktën 43 persona në një sulm në një qendër stërvitjeje për policë në Gardez. Rreth 150 persona të tjerë u plagosën, ndërsa spitalet lokale njoftuan se ishin të tejmbushura dhe që kishin nevojë për dhurues gjaku.
Në të njëjtën ditë, mbetën të vdekur të paktën 30 persona pas sulmeve me bomba në provincën e Ghazni. Kamionë të mbushur me eksplozivë u shpërthyen pranë zyrës së guvernatorit të provincës./
tvklan.al