Hakmarrja izraelite e të Shtunës për sulmin iranian të 1 Tetorit rrit sërish tensionet dhe frikën për shpërthimin e një lufte të madhe në Lindjen e Mesme.

Teherani paralajmëron se nuk do ta lerë me kaq. Lideri suprem, ajatollahu Ali Kamenei tha se udhëheqësit e vendit do të mblidhen për të vendosur për mënyrën se si do të kundërpërgjigjen.

Presidenti Masud Pezeshkian tha se Irani do t’i përgjigjet çdo akti marrëzie me mençuri dhe zgjuarsi. Ministri i Jashtëm iranian Abas Aragçi bisedoi në telefon edhe me homologët nga Katari, Egjipti dhe Siria, të cilët po ashtu dënuan sulmin e Izraelit.  

Vendet e rajonit kishin paralajmëruar se nuk do të lejonin që hapësira e tyre ajrore të shfrytëzohej nga raketat e Izraelit për hakmarrje ndaj Irani.

Megjithatë, Teherani tha se Izraeli i hodhi raketat nga territori i Irakut, duke shfrytëzuar dobësinë e qeverisë së Bagdadit në kontrollin e gjithë territorit të vendit.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të mblidhet të Hënën, me kërkesë të Teheranit për diskutuar për situatën e rrezikshme që ka krijuar ky sulm. Nga sulmi i të Shtunës, ku u goditën vetën sitet raketore iraniane humbën jetën 4 ushtarë iranianë dhe u plagosën dhjetëra persona.

Tv Klan