Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho ka bërë publike listën me 27 futbollistë të Kombëtares Shqiptare të futbollit për Kampionatin Europian 2024 në Gjermani.
LISTA E FUTBOLLISTËVE:
Etrit Berisha
Elhan Kastrati
Simon Simoni
Thomas Strakosha
***
Naser Aliji
Arlind Ajeti
Ivan Balliu
Berat Gjimshiti
Elseid Hysaj
Ardian Ismajli
Marash Kumbulla
Enea Mihaj
Mario Mitaj
***
Amir Abrashi
Kristjan Asllani
Nedim Bajrami
Mendon Berisha
Klaus Gjasula
Qazim Laçi
Enerst Muçi
Ylber Ramadani
Jasir Asani
Armando Broja
Mirlind Daku
Arbër Hoxha
Rey Manaj
Taulant Seferi
Sylvinho: Grupi 100 % i qetë dhe i gatshëm për të shkuar përpara
Trajneri i Kombëtares, Sylvinho ka shpallur listën provizore të lojtarëve që do të luajnë në Kampionatin Europian për Kombëtaren. Në një konferencë për mediat, trajneri Sylvinho është shprehur se ka qenë e vështirë që të zgjedhin listën prej 27 lojtarësh teksa ka shtuar se është e pamundur që t’i merrnin që të gjithë.
Pyetje: Sa e vështirë ka qenë të bësh listën?
Sylvinho: Ka qenë shumë të vështirë për ne të zgjidhnim 27 lojtarë. Është e pamundur t’i marrim të gjithë me vete. Nuk besoj që një grup kaq i madh lojtarësh mund të stërvitet mirë. Ka qenë një sforco e madhe, zgjedhjet janë bazuar në studimet, karakteristikat e çdo lojtari dhe të grupit. Finalet e Europianit janë një specifikë krejt tjetër, ku në 10 muaj, Shqipëria luan 8 ndeshje, ndërsa në këtë turne shkojmë për 3 ndeshje për 15 ditë.
“Kriter që lojtarët e përzgjedhur të jenë 100% gati”, Sylvinho zbulon dy emrat nga të cilët pret shumë
Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho ka publikuar listën me 27 futbollistë të Kombëtares Shqiptare të futbollit për Kampionatin Europian 2024 në Gjermani.
Gjatë një konference për mediat, trajneri Sylvinho ka theksuar se një kriter kryesor për përzgjedhjen e lojtarëve ka qenë fakti që të zgjedhurit duhet të jenë 100% gati si fizikisht dhe psikologjikisht. Sylvinho ndër të tjera tha se fakti që një lojtar mund të mos luajë shumë me klubin nuk është një kriter madhor.
Trajneri Sylvinho: Për ne si staf fakti që një lojtar mund të luajë apo nuk luan shumë me klubin nuk është një kriter madhor sepse ka lojtarë që me klubin kanë luajtur pak, por kur kanë ardhur me kombëtaren kanë dhënë maksimumin. Për ta theksuar një nga kriteret që ka përdorur trajneri në princip për këtë listë është që lojtarët që do të vijnë në kombëtare duhet të jenë 100% gati si fizikisht dhe psikologjikisht. Përshembull është edhe një lojtar që nuk e përmendët që është Muçolli të cilin unë do doja të kisha. Kam folur me të do të doja ta kisha dhe nuk ishte gati dhe prandaj nuk e morra dot. Kam folur edhe me lojtarë të tjerë që nuk janë gati fizikisht dhe për këtë arsye nuk janë pjesë e listës.
Ndërkohë sa i përket Armando Brojës trajneri Sylvinho u shpreh se ai tashmë prej më shumë se gjashtë muajsh e ka marrë plotësisht veten nga dëmtimi dhe se ka shumë besim që ai si dhe Rey Manaj që gjithashtu kishte një dëmtim do t’i japin shumë kombëtares në Euro2024.
Trajneri Sylvinho: Sa i përket Brojës është një lojtar shumë i shpejtë, shumë i fortë në situatat 1 me 1 me mbrojtësin dhe për fat të mirë është rikuperuar prej gjashtë muajsh dhe në aspektin fizik është në gjendje optimale ashtu si edhe Manaj që është në një formë të mirë. Janë dy lojtarë që mund të na japin shumë në fushën e lojës. Në rastin tonë nuk është e thënë që të qëndrojë si kriter fakti që nuk luan rregullisht me klubin.
“Të provojmë diçka më shumë në këtë Europian”, Sylvinho: Duhet të luftojmë për çdo pikë
Për listën provizore të lojtarëve të Kombëtares për Euro 2024, Sylvinho ka vonuar 3 muaj për të bërë përzgjedhjet e tij. Në një konferencë për mediat, trajneri Sylvinho thotë se këtë listë e ka ndryshuar disa herë, teksa shton se ajo që ka shfaqur sot për publikun është produkt i 3 ditëve të fundit.
“3 muaj për të punuar për këtë listë, e kam ndryshuar shumë herë patjetër. Dhe kjo listë finale është produkt i këtyre 3 ditëve të fundit”, u shpreh Sylvinho.
Më tej, trajneri i Kombëtares ka thënë se në këtë Europian, Kombëtarja shqiptare duhet të provojë diçka më shumë teksa shtoi se do të kenë përballë 3 kundërshtarë shumë të fortë.
/tvklan.al