Një nga testet e realitetit virtual mashtroi minjtë që të besonin se një njollë e errët po afrohej drejt tyre. Kjo i ndihmoi shkencëtarët për të parë reagimet e tyre dhe nëse ata u trembën, nëpërmjet kufjeve VR.

“Pothuajse çdo mi që e shikon herën e parë me syze kërcen. Ata kanë një reagim të madh befasues. Ata me të vërtetë dukej se mendonin se po sulmoheshin nga një grabitqar i afërt”, tha një prej autorëve të studimit.

Duke përdorur komponentë me kosto të ulët, si pjesë të papërdorshme të ekraneve të orave inteligjente dhe lenteve të vogla studiuesit në Universitetin Cornell krijuan syze inteligjente për minjtë.

Ky eksperiment mund të ndihmojë në zbulimin se si truri merret me lundrimin dhe kujtesën hapësinore, gjë që mund të ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë më shumë sa i përket sëmundjeve si Alzheimeri, për të gjetur më pas dhe trajtimet përkatëse./tvklan.al