Në përmbyllje të temës së diskutimit për akuzat ndaj futbollistit Elseid Hysaj, gazetari Glend Tafaj ndau një moment të veçantë.
Tafaj: Në ndeshjen me Kroacinë ishte shumë e vështirë. Një futbollist luan dy ndeshje, një me skuadrën dhe një me veten e tij. Pjesa e mbrojtjes është shumë e ngarkuar psikologjikisht, sepse një gabim dhe vete gol. Por siç e thashë, unë nuk do ta quaja kurrë gabim. Futesh në një ndeshje që je nën një lupë, veç ndeshjes të shikojnë dhe ty. Reagimi i Hysaj në ndeshjen ndaj Kroacisë ishte shumë i mirë, profesional. I shkruajta dhe Albanit kur ishte ndeshja me Kroacinë dhe ai po komentonte. I thashë ndonjë koment se si po luan Hysaj. Menjëherë Albani gjeti kohë gjatë komentimit të ndeshjes dhe tha disa fjali për lojën e mirë të Hysajt. Mos të harrojmë që po luanim me Kroacinë, një ekip i cili është nënkampion bote më 2018, dhe janë renditur të tretët në Botërorin e fundit, më 2022.