Ish-konkurrentja e spektaklit Love Story, Keisi Zela, ka folur së fundmi për vajzat e mbetura në garë dhe se si ka vijuar jeta e saj pas eliminimit.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Keisi ka komentuar edhe videomesazhin e Enxhëll, e cila ka kërkuar të rikthehet në emision.

Çfarë bëhet me ty pas Love Story-t?

Vazhdoj punën time si më përpara, me projekte të reja, me gjëra të reja. Jetë e thjeshtë si gjithmonë. Pas spektaklit të Love Story, duke qenë se më kanë ndjekur shikuesit, producentë, kam marrë një ofertë për një film që do bëhet tani afër dhe unë jam pjesë.

Cila nga vajzat që ka mbetur mendon se është më e denjë për Saimirin?

Unë kam pasur marrëdhënie të mirë me të gjitha vajzat. Kanë mbetur vajza që unë nuk i kam njohur aty, por mua më duket një vajzë fisnike Meri. Shkojnë si çift.

Cila vajzë mendon ti se ka arritur kot aty?

Unë mendoj që të gjitha vazjat kanë qenë të denja. Nuk mund të them kush nuk është e denjë. Unë ika se e bëra shok Saimirin.

Cili ka qenë momenti më i bukur në Love Story?

Momenti më i bukur ka qenë kur u eliminova, që pata mundësi të jepja gjithë urimet e mia për Saimirin.

Çfarë marrëdheniesh ke ruajtur me vajzat, i takon?

Po, jo më larg se dje isha me gocat, i kam të gjitha shumë shoqe. Bëhemi për kafe, dreka, darka.

Po me Saimirin je takuar?

Jo nuk jemi takuar, unë po pres që ai të martohet, të sjelli nusen që ta takoj si shoqja e tij më e mirë.

Një mendim të shkurtër për vajzat që kanë mbetur?

Vajzat që kanë ardhur më vonë nuk i njoh dhe nuk mund të jap mendim. Duken vajza me këmbë në tok, janë vajza pa barriera dhe të drejtëpërdrejta. Flavia është ajo karamelja e vogël që është gjithë kohës duke u përkëdhelur. Xhesi dhe Meri janë gocat me karakterin stoik të femrës.

Si t’u duk videomesazhi i Enxhëllit?

Me sa kam parë, ajo iku njëherë dhe Saimiri e riktheu sërish. Mora vesh që kërkonte të kthehej prap dhe mendoj që një person kur e merr një vendim është i prerë për atë që bën.

Po eliminimi i Suelës?

Nuk e prisja duke patur parasysh që ata kanë qenë shumë të afërt me njëri -tjetrin. Takimet që kanë pasur ka qenë me zhveshje dhe heqje këmishash…/tvklan.al