Lajme Arkiva 2004
Tatimet dhe doganat kryesojnë listën e shkeljeve financiare dhe abuzimet me fondet shtetërore për vitin 2003. Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaron se fatura e abuzimeve të kryera nga institucionet publike dhe kompanitë shtetërore, arrijnë në afro 3 miliardë Lekë.
Tatim-taksat në të gjithë vendin kanë kryer shkeljet më të rënda me afro 1.2 miliardë Lekë ose gjysmën e shkeljeve në total.
Doganat, shitja e pasurive shtetërore, prokurimet publike, janë disa nga sektorët e tjerë ku abuzimet me fondet shtetërore kanë qenë të konsiderueshme.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vërejtur abuzime të shumta në sistemin e pagave, dietave dhe shpërblimeve.
INSIG-u, KESH-i, Avokati i Popullit, Ministria e Jashtme janë disa nga institucionet që kryesojnë listat për shpenzime të tilla. Kontrolli i lartë i shtetit ka bërë 11 kallëzime penale, çështje të cilat janë aktualisht nën hetim./tvklan.al