Pasi qeveria paralajmëroi penalitete për deklarimet e rreme të pagave, biznesi ka filluar të reflektojë.
Të dhënat e Administratës Tatimore tregojnë se 9 mijë biznese kanë rritur pagat e deklaruara të punonjësve menjeherë pas apelit të qeverisë. Pas njoftimit të 130 mijë tatimpaguesve në Republikën e Shqipërisë për nismën e qeverisë shqiptare kundër informalitetit të pagave, me pasoja në pensionet e qytetarëve, 9 mijë tatimpagues rritën fondin e deklaruar të pagave me 1.25 miliard lekë.
Gjithashtu për muajin Tetor 2024, Administrata Tatimore ka bërë një rritje të ndjeshme në mbledhjen e kontributeve, duke grumbulluar 819 milionë lekë ose 6% më shumë se plani i parashikuar.
Pas rezultateve të arritura nga analiza e të gjitha listëpagesave të deklaruar në muajin Tetor 2024, Administrata Tatimore ka identifikuar 37.331 tatimpagues me risk në fushën e informalitetit të pagave, ata të cilët pavarësisht njoftimit të parë nuk kanë reaguar ende.
Tv Klan