Vendimi i Xherdan Shaqirit për t’u kthyer te Basel pas 12 vitesh nuk po jep ende frytet në aspektin sportiv pasi renditet në vendin e tetë në kampionat, por në anën tjetër, klubi zviceran ka patur shtim të ardhurash falë tij.
Mediat vendase shkruajnë se deri më tani janë shitur 13 mijë fanella, si asnjëherë më parë. Ky numër është 2 herë më i lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar.
Rritje ka patur edhe te numri i abonimeve sezonalë, 15.500 të tilla. Xherdan Shaqiri firmosi në merkaton e verës për 3 sezone me Basel, ekipi ku formua si futbollist dhe u bë i njohur.
Ai deri më tani është aktivizuar në 5 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol. Shaqiri pati një karrierë të shkëlqyer duke u aktivizuar me shumë skuadra, mes tyre Bayern Munchen, Inter apo Liverpool.
Tv Klan