Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Dollari amerikan u shkëmbye sërish në nivelet më të larta të gati një muaji ndaj monedhës së përbashkët euro, pas të dhënave pozitive të publikuara dje mbi tregun e punës në SHBA. Investitorët janë në pritje të të dhënave të tjera të mbi tregun e punës në SHBA, që do të publikohen të premten dhe nëse këto të dhëna do të jenë në të njëjtën linjë me ato të publikuara gjatë ditës së djeshme, dollari pritet të rikuperojë sërish terren.

Shumica e analistëve në tregjet financiare besojnë se rritja e dollarit gjatë këtyre dy javëve të fundit është vetëm një korrektim natyral dhe se dollari amerikan në një periudhë afatgjate mbetet në të njëjtën tëndencë rënëse, që karakterizoi tregjet valutore dy vitet e fundit.

Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare në tregun tonë të brendshëm valutor monedha jonë kombëtare është vlerësuar sot ndaj monedhës euro, ndërkohë që leku ka humbur terren ndaj monedhës së gjelbër./tvklan.al