Në përfaqësuesen e Kosovës nuk ka qetësi! Futbollistët Edon Zhegrova, Arijanet Muriq dhe Florent Muslija janë larguar nga përfaqësuesja e Kosovës për ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve të Grupit C2 kundër Qipros.
Kjo pasi lojtarët kanë thyer rregulloren disiplinore.
Në njoftimin e institucionit kosovar të futbollit thuhet se për masat e mëtejshme ndaj futbollistëve, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.
Stafi teknik me trajnerin Franko Foda ka vendosur që të grumbullojë portierin që ka qenë në listën e pritjes, Faton Malokun që luan te skuadra e Dritës.
Kosova humbi në sfidën e parë të Ligës së Kombeve kundër Rumanisë në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultatin 3-0.
Paraqitja e futbollistëve solli zhgënjim te tifozët, të cilët kritikuan mungesën e angazhimit në fushë.
Në sfidën në transfertë të 9 Shtatorit, dardanët kanë mundësinë që të rikthejnë normalitetin brenda grupit.
Klan News