Një tërmet i fortë ka goditur sot Greqinë dhe Turqinë, me epiqendër në lindje të ishullit grek Kos dhe pranë Bodrumi.
Sipas Institutit të Sizmiologjisë në Athinë, tërmeti ishte me magnitudë 5.1 i shkallës Rihter dhe ra në det në një thellësi 10 kilometra. Lëkundjet sizmike tronditën ishullin Kos dhe bregun perëndimor të Turqisë.
Tërmeti që ra në orën 10:42 sipas orës lokale u ndje në të gjithë rajonin. Aktualisht nuk ka raportime për të lënduar dhe dëme materiale.
Kujtojmë se pak javë më parë, ishulli Kos në Greqi dhe Bodrumi në Turqi u goditën nga një tërmet i fortë që shkaktoi dy të vdekur dhe disa të plagosur.
/tvklan.al