Pak ditë pasi deklaroi se do ta mbyllë me Chelsea në fund të sezonit, Thiago Silva duket se e ka gjetur ekipin e ri. Mbrojtësi brazilian pritet të kthehet në vendlindje për të qenë pjesë e Fluminense sipas mediave vendase.
39-vjeçari mendohet se do të firmosë deri në 30 Qershor të 2026 me skuadrën nga Rio De Zhaneiro.
Pikërisht Fluminense ishte trampolina që e solli Thiago Silva në futbollin e rëndësishëm europian, pasi në 2009 u transferua te Milan e më pas luajti edhe për Paris Saint Germain dhe Chelsea ku fitoi trofe të shumtë.
Më të rëndësishmit ishin ato që mori me blutë e Londrës, Champions League, Botërorin e Klubeve dhe Superkupën e Europës.
Tv Klan