Në oborrin e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ju është drejtuar prokurorëve duke ju kërkuar që të përqëndrohen në misionin që kanë teksa e ka quajtur thirrjen e deputetes Elda Hoti në SPAK si “qesharake”.

Gazment Bardhi: Sot koleges time ju mor 30 minuta kohë për një çështje qesharale. Grupi i PD ka paditur vjedhjen miliona Euro të kësaj qeverie. Policia e Shtetit nuk ka asnjë lidhje me seancën plenare, SPAK të kishte marrë në hetim Policinë që futet në ambientet e Kuvendit. Prioritet për SPAK është të mbështesë drejtorin e bandës së Elbasanit në krye të Policisë. Prokurorët të përqëndrohen në misionin që Kushtetuta që ju ka ngarkuar. Ka nuhatur Igli Hasani dhe Ervin Hoxha dhe Ulsi Manja edhe është bërë qesharake. Nuk mund të vihet SPAK në lëvizje nga Policia kundër deputetëve të Shqipërisë. Këto janë çështje idiote. Nëse duan të bëjnë punën të thërrasin Ballukun. Nuk intimidojnë dot askënd, nuk kemi vjedhur, as nuk intimidohemi dhe as nuk trembemi. Sa herë të na thërrasin, do të tallemi.

Pasi është pyetur nga gazetarët lidhur me mesazhin e kryeparlamentares Spiropali për t’u ulur bashkarisht, Bardhi ka thënë se “nuk ulen me zëdhënësit e Pëllumb Gjokës”.

Pyetje: Brenda sallës, Spiropali ka pasur një njoftim për opozitën, ju ka ftuar që të uleni bashkarisht për të gjetur një mënyrë për rikthyer opozitën në Kuvend?

Gazment Bardhi: Unë nuk kam patur mundësi që ta takoj Pëllumb Gjokën. Me zëdhënësit e Pëllumb Gjokës ne nuk ulemi! Nuk na lidh asgjë me përfaqësuesit e krimit. Unë kam bindjen se strukturat në Durrës kanë kapacitetin për kandidatët. Nuk ka arsye që hapësirën të ju zërë njëra bandë apo banda tjetër. Na kanë akuzuar për shpifje si për çdo akzuë tjetër që kemi bërë. Më vjenkeq që më përcillni mesazhe të Pëllumb Gjokës përmes gojës së Elisa Spiropalin.


/tvklan.al